Nga Taulant KOPLIKU
Shqiptaret jane humorista kalibri. Shqiptaret dijne ku te bejne humor. Shqiptaret na bejne te qeshim p.sh. kur shohin femije te vrare. Femije te mbytur gomoneve.
Gra te p*rdhunuara dhe me pas te masakruara. Pleq me shkop qe marrin nje plumb pas koke. Te gjitha keto, rrisin humorin e memexhinjve dhe batutaxhinjve te Tiranes oksidentale me prurje nga bataku i te gjitha minishoqerive rurale.
Shqiptaret kane vertete humor.
Keto dite na gajasen me meme dhe batuta per afganet. I vune ne loje ata qe pranuan te vetevriten duke u varur rrotave te avionit per t’i ikur ferrit. Vune ne loje nena te deshperuara qe pranonin te hidhnin femijet ne duart e ushtareve amerikane, me idene se te pakten femija do rrinte gjalle. Vune ne loje djem te rinj qe me endrren per te bere vendin e tyre, kishin punuar ne administraten e udhehequr nga amerikanet. Keta djem te rinj, te ngjashem me çdo moshatar ne glob, sot behen meme nga te talentuarit e metropolit te kotesive, qe gjithe diten hane e dhjesin. Pastaj dhjesin e hane, si t’ju vije me mbare. E pastaj e nderpresin kete cikel, vetem kur i vjen ne mendje ndonje ide brilante e tipit: “afgani duke gjujt p*dh te liqeni”, apo “afgani ha akullore”.
Shqiptaret pra. Ata. Ne.
Ata qe kur shkelen per here te pare Greqine, ndersa vendasit i priten me buke ne dore, iu p*rdhunuan gra, vajza, plaka, dele e dhi. Ata qe kur shkelen per here te pare ne Itali moren me vete edhe do vajza hallash e tezesh e bene ate qe asnje qenie njerezore ne glob nuk kishte ligesine ta bente. I nxorren ne rruge.
Ata qe e kane kthyer ne biznes vjedhjen e vilave ne te gjithe Europen.
Ata qe po braktisin lavazhet per ti zevendesu me shtepite e barit.
Ata qe e shfarosen njeri – tjetrin me vrasje mafioze qe nga Ekuadori, Belgjika, Holanda e deri ne Islande.
Ata, ne. Shqiptaret.
Lista e “mrekullive” eshte kaq e gjate sa nuk ka liber qe i nxe, por ne prape themi se jane pakice keta monstra. Dhe e verteta eshte kjo. Nuk perfaqesojne Shqiperine nje grusht banditesh.
Ndersa per Afganistanin jo. Aty kemi lupen tone. Lupen shqiptare. Te krijeses superiore, raciste dhe medemek ironike.
Pika ironise tuaj.