Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi dhe plagosjen e tre të tjerëve është regjistruar në fshatin Rroshnik të Beratit paraditen e kësaj të marte.
Një mjet tip kamionçinë, ka dalë nga rruga dhe është përmbysur. Për pasojë, viktimë ka mbetur 58-vjeçari i identifikuar si Zybo Brami. Sipas Balkanweb, ai ka humbur jetën pasi ka mbërritur në Spitalin Rajonal të Beratit.
Personat e tjerë të plagosur janë Daniel Brami, 26 vjeç R. Brami, 12 vjeç si dhe drejtuesi i mjetit Astrit Kanaçi.
Burimet thanë se të plagosurit janë në gjendje të rëndë shëndetësore në Spitalin Rajonal të Beratit dhe pritet të dërgohen drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.
Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit të rëndë.