Brenda pak oresh: Xhaxhai vret nipin ne Shkoder, burri vret gruan duke lare enet ne Korce, kunata plagos me thike kunaten dhe hidhet nga kati i dyte ne Berat. Te tre keto raste permblidhen ne togfjaleshin qe po degjojme ne shume keto kohet e fundit: Krimi ne familje. Natyrisht, eshte krim, por realizohet ne zemer te asaj cfare mund te konsiderohet “qelize” e shoqerise, familjen. Kur ky lloj krimi merr permasa te frikshme sic duket keto kohe, shoqeria eshte ne prag te degradimit final, ndersa jemi ne prag te nje epidemie te rrezikshme sic mund te konsiderohet krimi ne familje.
Kam degjuar njerez qe cuditerisht, justifikojne konfliktin brenda familjes me veshtiresite ekonomike, me xhelozine, hapjen e shoqerise me shume se c’duhet etjer. Dakort, ne parim! Jemi akoma nje shoqeri e varfer, jemi akoma me mentalitet sanguin per xhelozine e cila mund te zgjidhet fare lehte dhe pa pasoja me nje vendim divorci ne gjykate. Mirepo, shqiptaret po godasin familjen e tyre edhe per arsye banale sic ishte rasti fatkeq ne Shkoder apo rasti ne Tirane i gjyqtares se ndjere dhe ish- bashkeshortit. Jane me dhjetra rastet qe jane lenduar, plagosur e vrare edhe per nje “vije uji”, per nje gardh apo edhe per nje rruge qe duhet te bashkendajne dy vellezer. Nuk guxoj te them se po kthehemi ne nje shoqeri te kriminalizuar, por druaj se shtimi i krimit ne familje ne ate drejtim po na udheheq. Logjika eshte e thjeshte: kur nuk kursejme njerezit qe na kane bere koken, kemi jetuar apo jetojme me ta, kemi ndare te mirat e te keqijat, kemi te njejtin gjak apo te njejten femije, cfare mund te bejme me te tjeret jashte ketij rrethi ne nje moment apo rrethana te caktuara?! Eshte pyetje retorike, aq me shume kur per shumicen e atyre “trimave” qe godasin brenda familjes, funksionon jashte shtepise parimi “frika e ruan vreshtin”. Pra, tregohemi “te forte”, “te pameshirshem” me ata qe e dime se nuk na sjellin ngaterresa, nuk na krijojne telashe, me ata qe “sherri mbyllet” e ne finale- sidomos ketej nga nahija jone- nuk na bejne te biem ne gjak!
Une do te doja te fajesoja shtetin, me specifikisht policine e drejtesine per shtimin e krimit ne familje si veper penale. As nuk e ve ne dyshim, qe ne shume raste, edhe keto organe kane mekatet e tyre me veprime ose mosveprime. Por mirekuptoj edhe policet, edhe gjyqtaret qe ne rrethana te caktuara, e kane te veshtire te ndajne “rroben zyrtare” nga njeriu qe eshte poshte tyre. Mbase e kane te veshtire te nderhyjne ne “probleme familjare”, shpresojne ti zgjidhin vete, me mirekuptim apo te ikin bashke me “ftohjen e gjakrave”. Por fajin me te madh, sublim, e kemi vete ne! Ajo qe na mungon eshte toleranca. Na mungon aftesia te pranojme “te ndryshmen”, ate qe nuk eshte si ne, nuk mendon si ne, nuk vepron si ne, por me te cilen jemi te detyruar te bashkejetojne edhe ne familje, pervecse ne komunitet. Eshte nje fryme e pergjithshme intolerance qe prej vitesh tashme “frymezon” shoqerine tone dhe tashme ka gllaberuar edhe familjen. Ne shume raste, si pakuptuar, kerkojme qe gjerat te funksionojne sipas “sistemit tone te referimit”, sipas rregullave tona, duke harruar se edhe djali- pavaresisht se ka dale nga ti, ka jeten e tij, rregullat e tij dhe lirine e vet. Mora shembull djalin, qe normalisht per nje prind eshte gjeja me e shtrenjte, por kjo vlen per te gjithe ata qe formojne konceptin e familjes.
Nuk jam ne gjendje te propozoj nje model qe duhet ndjekur per te frenuar kete epidemi. Nuk besoj se mund ta bejne as fete, perfaqesuesit e tyre, pjesemarrja ne mesha apo falje ne objektet e kultit. Personalisht e shoh si nje fenomen qe fatkeqesisht, nuk mund te frenohet. Por mbase mund te zbutet. Por cdo gje duhet te filloje nga une, nga ti, nga ai! Gishti duhet drejtuar nga vetja dhe jo nga ai qe ke perballe. Me kujtohet shpesh nje shprehje e tim ati: Nese dy budallenj grinden me njeri- tjetrin, vdesin te dy por nese vetem njeri eshte “i zgjuar”, shpetojne te dy!