Lulzim Basha ka reaguar me nje shenim ne Facebook lidhut me zerat e perhapur mbi ate cfare eshte diskutuar ne mbledhjen e Kryesise se PD-se. Mesazhi qe percjell Basha eshte i qarte, kur shkruan: “PD ka vetëm një kundërshtar, që nuk është thjeshtë një person, por aleanca e krimit. Dhe ne jemi përballë, si aleanca e vlerave. Në këtë aleancë ka vend për mendimin kritik, për debat dhe marrjen e vendimeve siç u mor sot; vendim unanim për të nisur menjëherë një proces analize dhe konsultimi me bazën demokrate me qëllim forcimin, reformimin, bashkimin dhe përballjen me Edi Ramën dhe qeverinë e dalë përmes tjetërsimit kriminal të vullnetit të shqiptarëve.”. Mbledhja e Kryesise se PD-se u zhvillua me tone te ashpra, madje u fol edhe per tentative te goditjes se sekretares Mezini nga Jemin Gjana. /ShkodraWeb/