Një person ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i pl,agosur, është ky bilanci i një ngjarje të rëndë të konsumuar mbrëmjen e sotme. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Përparim të Peqinit. Viktima është 23 vjeçari, Anti Zylyfi.
I riu është shenjëstrar në kokë nga një automjet në ecje. 23 vjeçari është djali i një punonjësi të burgut të Peqinit. I pl.agosuri është një 21 vjeçar, i quajtur Albert Uruçi, i cili ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Ende nuk dihen motivet e ngjarjes.
Njoftimi i Policisë lokale:
Në aksin rrugor Elbasan- Peqin, në fshatin Përparim, në drejtim të një mjeti është që.lluar me ar.më zjarri në rrethanat ende të paqarta, dhe si pasojë kanë mbetur të pl.agosur shtetasit: A.Z., rreth 23 vjeç dhe A.U., 21 vjeç, banues në fshatin Përparim, Peqin, të cilët janë transportuar në Spitalin e Elbasanit për pasojë shtetasi A.Z., ka ndërruar jetë.
Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli në hyrje dhe dalje të Qytetit të Peqinit. Policia ka ngritur pika kontrolli ne akset rrugore dhe po krihet zona ku dyshohet se janë larguar autorët.
Në ndihmë të Policisë së Elbasanit janë nisur dhe një grupe FNSH-së si dhe Specialistë të Departamentit të Policisë Kr.iminale. Po punohet intensivisht me grup të posaçëm hetimor për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.