Ky është personi që humbi jetën në atentatin e sotëm në fshatin Përparim, në Peqin. Andi Zylyfi (djathtas) ishte duke ecur me makinë, kur nga një automjet tjetër janë shkrehur karikatorët.
Ai humbi jetën, ndërsa shoku i tij që e shoqëronte, Ardit Uruçi (majtas) ka mbetur i pl.agosur me plumb në kokë dhe tashmë ndodhet në spitalin e Elbasanit.
Bëhet me dije se Andi Zylyfi është kushuriri i pare (djali i hallës) së Endrit Alibej. Ky i fundit humbi jetën në një atentat rreth një vit më parë. Në këtë atentat humbi jetën edhe Arben Dylgjeri 56 vjeç, si dhe një shtetas turk i quajtur Erdal Duranay. Andi Zylyfi jetonte jashtë vendit dhe ishte kthyer për të festuar festat e fundvitit.