U raportua e zhdukur në ishullin e Kretës në Greqi nga 2 korriku, gjendet e e pajetë shkencetarja amerikane. BBC raporton se trupi i Suzanne Eaton u gjet brenda një bunkeri të Luftës së Dytë Botërore në ishullin grek të Kretës. Sipas te dhenave te para ajo ka v.dekur e m.bytur dhe hetimet kane nisur per nje veper penale. Biologia 59-vjeçare nga Instituti Max Planck me famë botërore në Gjermani, kishte marrë pjesë në një konferencë në ishull.
Ajo u gjet në një terren të ashpër dhe shkëmbor brenda bunkerit të braktisur rreth 10 km larg nga ku u pa për herë të fundit. Ajo u raportua e humbur në 2 korrik dhe u fillua një përpjekje e madhe kërkimi.
Gjashtë ditë më vonë, trupi i saj u zbulua nga dy banorët vendas që eksploronin bunkerin.