Një pasazh në një fjalim të presidentit turk në Recep Tayyip Erdogan gjatë samitit të fundit të G20-s në Osaka ka zgjuar vëmendjen e ka sjellë debat: Erdogan aty lëvdoi sistemin arsimor japonez, në të cilin disa universitete praktikojnë ndarjen e gjinive. 80 universitetet e grave në vendin e largët lindor janë një “një gjë shumë e rëndësishme”, tha ai dhe se mund të përfytyrojë të njëjtat hapa edhe në Turqi. Pas kthimit nga samiti, Erdogan i ritheksoi në Ankara avantazhet e sistemit arsimor me ndarje gjinore sipas modelit japonez, që ai e sheh të realizueshme edhe në universitetet turke. Erdogan ka këshilluar Këshillin e Arsimit të Lartë në Turqi, YÖK të trajtojë këtë temë.
Reagimet në shoqërinë turke, mes tyre edhe gra e feministe për këtë propozim për reforme të presidentit turk ishin mjaft kritike. Shumë e menduan si të papërshtatshme që pikërisht Japonia të merrej si model për një reformë të sistemit arsimor në Turqi. Në fund të fundit Japonia nuk është një vend shembullor në çështjet e barazisë gjinore. Sipas një raporti të Forumit Ekonomik Botëror, 2018, që merret me pabarazinë gjinore në të gjithë botën, Japonia nga 140 vende, zë vendin e 110. Turqia renditet vetëm 20 vende më pas. /Marrë me shkurtime nga DW/