Drejtoria Rajonale Tatimore Shkodër është përzgjedhur si Drejtoria e Muajit pasi ka pasur një performancë pozitive sa i përket të ardhurave të realizuara në vitit 2018 krahasuar me vitin parardhës.
Referuar të dhënave kjo drejtori ka arkëtuar të ardhura neto në total rreth 5.4. miliardë lekë ose rreth 0.16% më shumë sesa ishte planifikuar në vitin 2018 dhe rreth 9.08% më shumë sesa fakti i vitit 2017.
DRT Shkodër aktualisht ka në administrim 6,053 tatimpagues. Kjo DRT ka pasur një performancë të mirë edhe sa i përket shërbimit të tatimpaguesve, ku gjatë 2018-ës janë asistuar “ballë për ballë” rreth 18,748 tatimpagues.
Pozitive ka qenë edhe ecuria e regjistrimit të bizneseve të reja, shifër e cila u rrit me rreth 19% krahasuar me vitin 2017.
Për DRT Shkodër ndër objektivat kryesorë të këtij viti janë: ruajtja e treguesve pozitivë, rritja e nivelit të përmbushjen vullnetare të tatimpaguesve, si dhe ofrimi i shërbimeve në një kohë sa më të shkurtër dhe me sa më pak kosto për individët dhe sipërmarrësit e këtij rajoni.