Voltan Loka, 35-vjeçari shqiptar që humbi jetën një ditë më parë në ishullin e Kretës në Greqi pasi u qëllua për vdekje me thikë nga fqinja e tij, përdoruese droge do prehet në Atdhe. Ndonëse u tha se familja e tij përballej me probleme të mëdha ekonomike dhe se bashkëshortja e kishte të vështirë sjelljen e trupit në Shqipëri, mësohet se ceremonia mortore do të kryhet në Shqipëri.
Trupi i tij është nisur sot rreth orës 18:00 (me atë lokale) në portin e Irakleos, ndërsa rreth orës 21:00 do të mbërrijë në Pire, për tu nisur më pas drejt Shqipërisë. Mesohetgjithashtu se bashkëshortes së tij dhe dy fëmijëve 15 dhe 7 vjeç iu kanë ardhur në ndihmë dhjetra miq e të afërm. Trupi i pajetë i shqiptarit do të sillet në Atdhe nga bashkëshortja e vëllai.
Familja e tij jetonte prej kohësh në Ksiropotamo, Irakleo në Kretë dhe përballej me probleme ekonomike, por me sa duket në këto ditë të vështira miq e të afërm i janë gjetur pranë, që Loka të prehej i qetë në Atdhe.
NGJARJA
Valton Loka u sulmua me thikë një ditë më parë nga fqinja 26-vjeçare, kur shkoi për t’i dhënë ndihmë. Ai kishte dëgjuar të bërtura të forta nga banesa e saj, por pavarësisht se i dha ndihmë, fqinja, e skeduar si përdoruese droga e qëlloi disa herë me thikë, duke i shkaktuar atij vdekjen.
Ndonëse fqinjët njoftuan menjëherë ambulancën për ta transportuar me urgjencë drejt spitalit, plagët e marra rezultuan fatale për shqiptarin. Ndërsa sot, gjykata greke ka caktuar masën e arrestit me burg për vrasësen, e cila ka shfaqur pendesë për krimin.