Skip to content
Nje foto ka ardhur ne ShkodraWeb para dy diteve. Vendosem ta ripublikojme meqenese nuk na rezulton se ka ndonje reagim nga institucionet pergjegjese per ate qe konstatohet. Nje qytetar ka derguar nje kolazh ku shihet nje status i kryeministrit Edi Rama lidhur me Uren e Mesit, publikuar me 19 mars 2017, bashkengjitur me nje foto qe sipas qytetarit, eshte shkrepur po sot tek i njejti objekt. Shihet qarte qe muri anesor i Ures se Mesit eshte demtuar dukshem. Behet fjale per nje monument te vecante, madje per Shkodren e me gjere thuajse unikal, i cili duhet te kete nje vemendje te vecante edhe sa i takon ruajtjes. Qellimi i kesaj fotoje nuk eshte per te denoncuar apo akuzuar. Duam te sensibilizojme te gjithe, duke nisur nga Drejtoria Rajonale e Kultures Kombetare Shkoder e me gjere. Monumentet e kultures i kemi trasheguar ne shekuj dhe po ashtu, duhet t’ua kalojme brezave. ©ShkodraWeb