Një shtetas turk është arrestuar në Tiranë pasi u kap me pasaportë false. Policia bën me dije se mesditën e djeshme turku Mehmet Adiguzel sëbashku me gruan e tre fëmijë të mitur, u kap në Rinas duke tentuar të kalojë kufirin me pasaportë serbe të falsifikuar. Gjithashtu u referuan në Prokurorinë e rrethit Tiranë, materialet për bashkëshorten e tij 36-vjeç, Nuriye Adiguzel.
“Më datë 11.11.2017, rreth orës 21:00, u arrestua në flagrancë shtetasit turk, M.A dhe u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për bashkëshorten, N.A, vjeç 37 e 36, banues në Turqi, pasi rreth orës 15:30, në PKK Rinas, me tre fëmijët e mitur, u kapën duke tentuar të kalojnë kufirin me pasaporta serbe të falsifikuara,” shkruhet në njoftimin e policisë.
Në cilësinë e provës materiale u bllokuan 5 pasaporta serbe të falsifikuara dhe një sasi eurosh
Mund të udhëtosh me qerre, Fiat ose Ferrari. Zgjedhja është në dorën tuaj! Lidhu me SHKODRAWEB, mjafton të klikoni Kontaktoni për të mësuar më shumë.
Ju mirëpresim!