Dashurite ne Facebook tashme jane te famshme. Sidomos nga viti 2010 e ketej, kur hyri masivisht nder shqiptare. Nuk e besoja se edhe Instagram njihte dhe madje conte drejt altarit VIP-a te kalibrit Marina e Getoar, por sa te rrosh do te mesohesh me duhet te ngushllohem. E permenda thjesht si argument se cfare peshe te rendesishme kane tashme ne jeten tone edhe kontaktet “virtuale”. Viktima e fundit per nga rradha, por jo per nga menyra e viktimizimit, eshte nje i ri 30- vjecar. Nese nuk eshte i LSI-se, fakti qe eshte drejtor i Postes ne Manze, duhet ta kete arsimin e larte. Jo se diploma pi uje ne ditet e sotme, por per ceshtje formimi po flas. Edhe pse ne fakt, moda e diplomave “kristal” ka sjelle ne jeten tone shume diplomante. Pra 30- vjecari, qe natyrisht i bie te jete i pjekur, ka qene i tille edhe kur ishte 28 vjec. Kur nje vajze, emrin e te ciles nuk e permend ne respekt te gjinise femerore, nis ta kontaktoje ne Facebook. Natyrisht, si cdo mashkull normal virtual, edhe 30- vjecari terhiqet nga fotoja e profilit dhe me pas edhe nga muhabeti “i amel”. Deri ketu, jemi ne kushtet e mbi 90% te atyre qe frekuentojne rrjetet sociale, me emra te sakte apo fallso. Por kaq “te amel” e paska pase muhabetin kjo vajza, sa per pak kohe drejtorit te Postes Manze, ju mbush mendja se ishte gruaja e tij e ardhshme nga ana tjeter e telit te internetit qe lidhte kompjuterat. Ose celularet. Prap deri ketu mire. Por ka edhe me. Ne vend qe 30- vjecari ta nxise qe te takohen, qofte ne Itali ku ajo i thoshte se jetonte, qofte ne Shqiperi per tu njohur edhe fizikisht me “nusen” e ardhshme, drejtori yne nis e dergon para. Jo pak, por ne finale rezultojne rreth 60 milion leke. E gjithe kjo per 2 vjet, nga 2015 e deri tani. Nuk eshte viktima e pare e thashe, sa e fundit e rrjeteve sociale. Mund te kete qene nje djalosh me zemer te madhe, si i themi ne ne Shkoder “njiri i mire i shkreti”. Por ne moshen 30- vjecare, drejtor poste dhe me nje dem kaq te madh financiar, eshte nje risi edhe ne kurthet e rrjeteve sociale. Por nuk eshte vetem ceshtje parash. Parate ja ka marre vajza qe e mashtronte, ndersa orendi per te ndertuar, riparuar e kompletuar shtepite, i kane marre te aferm te mashtrueses e cila orientonte nga larg 30- vjecarin. Gafa me e madhe, nga ajo qe del nga deshmite e djelit ne polici eshte se vajza ia kerkonte parate ne shenje mirebesimi dhe se do ja kthente…?! Ne fakt, e ve ne dyshim se ka qene i LSI-se, sepse sidomos per pune lekesh… Nejse! Tani na del problemi tjeter. A eshte kaq bos 30- vjecari sa per dy vite, te hedh ne lumin e Facebook 60 milion leke? Ku i ka marre? I ka trasheguar, ka qene emigrant apo thjeshte si drejtor i Postes ne Manze? Natyrisht, policia e prokuroria kane detyre te hetojne edhe kete pjese se mbase “niset ne heqe vetullat dhe nxjerr edhe syte” 30- vjecari. Por nese eshte i LSI-se, ndryshon puna. Cfare jane 60 milion leke per dy vite, vetem 2.5 milion te vjetra te muaj jane!
Tani, keto rreshta duan edhe nje moral si rregull! Vajza ka konsumuar nje krim dhe natyrisht eshte subjekt i kodit penal dhe civil. Djali 30- vjecar deri tani, ka konsumuar nje vetemashtrim kolosal virtual dhe duhet “te denohet” moralisht nga te aferm e te njohur me riedukim. Nese prokuroria i hyn me themel, 30- vjecari duhet te justifikoje burimin e 60 milion lekeve per dy viteve, te cilave per te bere nje jete te thjeshte per 2 vite djaloshi, i duhen shtuar minimalisht 15-20 milion te tjera. A mund te fitohen te gjitha keto para per 2 vite me rrogen e drejtorit te Postes ne Manze?! Nese eshte i LSI-se, po! Madje, kjo nuk eshte as gjysma e asaj qe mund te kishte fituar apo ka fituar….