VETTING/ Nuk kemi as Borsellino e Falcone, por as “Cosa Nostra” e Toto Riina

Nga Blerti DELIJA
Ka shperthyer keto kohe ne media dhe jo vetem debati lidhur me rrogat e atyre qe do te na garantojne permes zbatimit rigoroz te Vettingut drejtesine qe shqiptaret kane enderruar qe nga lashtesite. Disa prej tyre, kane zyrtarizuar publikisht kerkesa ne kufijte e absurdit, me rroga qe kalojne jo me pak se 4 here rrogen e Presidentit te Republikes. Per ta “zbutur” pak si koncept, rroga ne rendin e 10 mije dollareve ne muaj. Ne parim, nuk do te ishte keq qe standarti i pagave ne te gjithe republiken tone, te jete me i larte. Per shembull, paga minimale te mos jete 24.000 leke, por 240.000 leke. Te reja, flas. Presidenti te themi, te mos e e kete rreth 300.000 ne muaj, por 3.000.000 ne muaj. Perseri te reja. Atehere mbase do te ishim ne rregull dhe ne kete dysheme- tavan pagash, nuk do te tingellonte keq as kerkesa 10 mije dollare ne muaj qe kerkojne “ata” te Vettingut. Kjo eshte pjesa racionale, logjike e asaj cfare duhet thene ne krye te heres.
Misioni i “vetting-isteve” eshte shume i rendesishem, po te doni vendimtar per fatet e Shqiperise se pas 2017-es. Ata do te vendosin drejtesi ne sistemin e “shtrembesise” qe kemi qysh se jemi krijuar si shtet. Do te perzgjedhin me te miret e atyre qe do te mbajne ne dore, me sy mbyllur sic e do tradita, kandarin e drejtesise. Duhet te jene te paguar mire, ndoshta ne kufirin e presidentit te Republikes, por deri aty. Sepse funksionimi i nje shteti ka disa rregulla e parime qe duhen respektuar. Nese e mbani mend, ne 2008-2009 kur SHBA-te u futen ne krizen ekonomike, ligjvenesit moren nje vendim per te ndihmuar kompani te rendesishme financiarisht. Por me nje kusht: administratoret e tyre me te larte, te mos merrnin rroga me te medha se ajo e Presidentit te vendit. Pra, ishte reference apo tavan i palevizshem.
Tani te flasim per veshtiresite e vendimmarrjes se “vetting-isteve”. Direkt ose indirekt, teorikisht, do te perballen me krimin e perfaqesuesit e tij. Kete e pranojme te gjithe. Por struktura shteterore qe perballet apo do te perballet terokisht gjithmone, me krimin nis nga polici i thjeshte e deri tek Presidenti i vendit. Polici duhet te nxjerre ndoshta edhe pistoleten, mund te qelloje ose mund te qellohet. Prokurori dhe gjykatesi ne cdo moment mund te jene subjekt i sulmit kriminal. Ne te njejten linje mund te jete kryeministri, ministrat, drejtoret e drejtorive e me rradhe. Ajo qe mund te kerkohet, madje me force, eshte siguria e trupes se vettingut me truproja, banesa te ruajtuara, familjare te afert te mbrojtur e me rradhe. Fakti qe e ke rrogen 2 mije dollare apo 10 mije dollare, nuk te jep me shume mbrojtje ndaj krimit.
“Cdo njeri e ka nje cmim”, eshte postulati njerezor qe kur u krijuam si qenie frymore. Krimi dhe perfaqesues te tij, nuk e kane problem fare, po fare, anen financiare. Nese nje “vetting-ist” ja ve cmimin ndershmerise se tij 10.000 dollare ne muaj, krimi mund ti ofroje edhe 100 mije per te realizuar synimin qe i ka vene vetes. Nese “vetting-istet” duan te hyjne ne punen e tyre me idene se nuk do te korruptohen sespe e kane rrogen 10 mije dollare ne muaj, e kane shume gabim. Nese tek ata apo disa nga ata, ekziston kjo frike, ise apo mentalitet, do te ishte shume mire qe pa nisur punen, te dorezojne doreheqjet. Me nje fjale, te hapin krahun per dike tjeter qe ndoshta ka me shume moral dhe kerkon me pak para per punen qe marrin persiper te bejne. Ne fakt, te jesh “vetting-ist” ne fazen e pare sidomor te implementimit te kesaj reforme, me shume se i punesuar duhet te vetekonsiderohesh misionar. Pse jo, te marresh persiper edhe fundin para kohe te jetes ne lufte per te realizuar ate qe shqiptaret presin prej vitesh. Tingellon patetike, por duhet ta shohesh si nje sakrifice deri ne heroizem.
Sa here qe flasim per drejtesine, perballjen e saj me krimin, mendja na shkon tek Italia si fqinje pasi e njohim me mire historine e saj. E ne kete vend, tel simbolet Borsellino e Falcone. Ata perballeshin me mafian me te rrezikshme ne bote, e cila ne fund u mori edhe jeten ne menyren me makabre, se bashku me familjare e truproja. Borsellino, ka mbetur ne histori edhe per nje shprehje lapidar, qe nuk do ishte keq te merrej shembull edhe nga “vetting-istet” tane. “Ne fund te muajit, kur marr rrogen, i bej nje analize ndergjegjes dhe pyes veten nese e kam merituar”. Natyrisht, po flasim per nje legjende si Borsellino dhe Falcone. Eshte e veshtire ti kemi ne mes tone dhe mbase do te jete e pamundur te gjenden. Por edhe perballe “vetting-isteve” tane nuk kemi mafian e “Cosa Nostra” te drejtuar nga Toto Riina.