Një tjetër shtet i rëndësishëm europian, Franca ka regjistruar numër rekord të jetëve të humbura në 24 orët e fundit, për shkak të korona virusit. Në shtetin francez, në 24 orët e fundit janë shënuar 1120 vik tima, shifër kjo edhe më e lartë në orët e fundit se Italia e se Spanja.
Shteti francez në total ka 6507 jetë të humbura të regjistruara nga virusi. Ndërkaq, Franca ka të prekur nga koronavirusi deri në këto momente 64 338 persona, ndërsa janë identifikuar si të infektuar me virusin e rrezikshëm, në 24 orët e fundit 5233 vetë.