ZYRTARE – Xhemal Bushati kandidat i Partisë Demokratike për Bashkinë Shkodër në zgjedhjet e 6 mars 2022

Partia Demokratike ka zyrtarizuar edhe kandidatin për kryetar bashkie të Shkodrës për zgjedhjet e 6 marsit.

Strukturat drejtuese te PD në Shkodër propozuan Xhemal Bushatin per te kandiduar ne zgjedhjet e pjesshme vendore.


Xhemal Bushati ka mbajtur me pare postin e ish-kryetarit të këshillit bashkiak Shkodër.

Sipas afateve të vendosura nga Kryesia e PD-së, baza e partisë dhe kryesitë e Degëve në 6 bashkitë duhet të propozojnë kandidatët brenda ditës së sotme, 2 shkurt.

Kandidatët e propozuar nga baza do t’i nënshtrohen më pas shqyrtimit dhe miratimit nga Kryesia e PDSH-së. /Panorama/