E RËNDË – Me 25 shkurt do të festonte 22 vjetorin, futbollisti shqiptar bie i pajetë në tokë sapo nis ndeshja…

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Greqi. Ka ndërruar jetë gjatë një ndeshje futbolli, futbollisti shqiptar Aleksandër Lambi.

Ishte minuta e parë e sfidës, ku Lambi, bie pa ndjenja në fushën e lojës. Të gjithë lojtarët, mjekët e të dyja skuadrave u u përpoqën për të ardhur në ndihmë.


I riu është dërguar në spital, por për fat të keq, nuk ka arritur të mbijetonte, duke ndërruar kështu jetë.

Lambi, cilësohej si një futbollist mjaft i talentuar dhe ishte në pronësi të ekipit grek Apolon Smirnis, ndërsa së fundmi, ishte i huazuar te skuadra e Liupoli, ekip që militon në kategorinë e 3 të kampionatit grek.