ZYRTARE – Vllaznia siguron përforcimin e parë, firmos mesfushori i Kombëtares së Kosovës…

U prit te ndodhte diten e djeshme, por ne fakt zyrtarizimi ka ardhur sot. Mesfushori kosovar Lorik Boshnjaku eshte futbollisti me i ri i Vllaznise.

Ai ka firmosur nje kontrate dyvjeçare dhe eshte prezantuar nga ana e vete presidentit Alban Xhaferi duke qene keshtu blerja e pare e kuqebluve ne kete merkato vere.


Boshnjaku luan ne rolin e mesfushorit te qendres dhe pritet te mbushe boshllekun e krijuar nga largimi i Ardit Krymit. Ky lojtar njihet mire nga ana e trajnerit Mirel Josa qe e ka drejtuar me pare te Prishtina.

Klubi shkodran permes nje postimi te shkurter ka bere te ditur se kontrata e firmosur me kete futbollist do te jete dyvjeçare. Ja postimi i kuqebluve:

VLLAZNIA FIRMOS ME FUTBOLLISTIN LORIK BOSHNJAKU

KF Vllaznia bën të ditur se ka firmosur me futbollistin Lorik Boshnjaku. Për 7 vite me rradhë ai ka qenë pjesë e FC Prishtina, ndërsa nga sot e për dy vitet e ardhshme do të jetë pjesë e klubit tonë. Boshnjaku luan në rolin e mesfushorit të qendrës dhe KF Vllaznia i uron mirëseardhjen në familjen kuqeblu!