Victor Da Silva nuk është më pjesë e Vllaznisë. Klubi shkodran ka falenderuar brazilianin për kontributin e dhënë në dy sezone, duke i uruar suksese në karrierë.
29 vjeçari i sulmit ishte pikë fikse e kuqebluve, ndërsa lojtari pritet të prezantohet te Partizani në Superligë. Ditë më parë ka qenë vetë Da Silva që ka njoftuar largimin nga Shkodra.
“KF Vllaznia bën të ditur se ka mbyllur bashkëpunimin me futbollistin Victor Da Silva.
KF Vllaznia e falenderon për kontributin e dhënë për skuadrën tonë në këto dy vite dhe i uron suksese në karrierën e tij të mëtejshme! Thank you Victor Da Silva”, njofton Vllaznia.