VIDEO – “Këtë herë erdha për titullin”, rikthehet pas një sezoni tek Vllaznia, Dajan Shehi: I lumtur për rikthimin ‘në shtëpi’

Dajan Shehi pas nje sezoni larg Vllaznise vendosi te rikthehej serish ne rradhet e saj. E beri kete gje sepse ne Shkoder ndjehet si ne shtepine e tij.

Ne nje interviste te dhene per mediat, mbrojtesi elbasanas shprehet se ne skuader ka gjetur shume prej lojtareve me te cilet fitoi kupen para dy sezonesh dhe nga ana tjeter, ben te ditur se endrra e tij ashtu si e shume shkodraneve eshte per t’u shpallur kampion me kete skuader.


Shehi ne prononcimin e tij ka pranuar se do te beje me te miren per skuadren qe ta arrije kete objektiv te cilin ne fakt e enderrojne prej me teper se dy dekadash.

Njekohesisht mbrojtesi i kuqebluve ne intervisten e tij flet edhe per tifozet e Vllaznise te cilet i quan me te miret ne Shqiperi dhe premton te bejme maksimumin per t’i kenaqur ato.