
Pas vizitave mjekësore të kryera ditën e djeshme sot ka ardhur edhe zyrtarizimi përfundimtar. Futbollisti shqiptar Sidrit Guri ka firmosur së bashku me presidentin e klubit të Ostendes kontratën 1-vjeçare me të drejtë rinovimi edhe për 1 vit tjetër.
Lajmin e ka bërë të ditur klubi belg me anë të një postimi në rrjetet sociale. Nuk bëhet e ditur paga që do të përfitojë 24-vjeçari por mendohet të jetë 12 mijë euro në muaj.
Klubi i Ostendes shprehet i lumtur që ka arritur marrëveshjen me Gurin, futbollistin e Kukësit që këtë sezon ka shënuar 27 gola duke përshirë kampionatin dhe Kupën.
Ostende evidenton gjithashtu fakton që Guri është i thirrur nga kombëtarja për ndeshjet e ardhshme.
Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!