
Dhjetra persona janë tubuar sot para Bashkisë Shkodër për të shprehur protestën e tyre për rrezikun e rënies nga Superliga të Vllaznisë. Disa nga ptotestuesit kanë folur për mediat e pranishme, ndërsa në kor të gjithë bashkë kanë hedhur akuza, sharje e fyerje për Bashkinë, Klubin, futbollistët, trajnerët e me rradhë. Në disa raste, fjalori i përdorur ishte mjaft i rëndë dhe aspak i përshtatshëm për një orar dhe vend publik, ku kalonin shumë qytetarë
Më pas, në vijm të Bashkisë janë hedhur fishekzjarre dhe shashka, topa letër higjenike dhe vezë. Policia e Shtetit ka monitoruar nga afër protestën, ndërsa nuk ka informacion nëse kishte leje për organizimin e saj ose jo.
Pasi kanë protestuar disa minuta, sheshi ka mbetur në dorën e pastrueseve, të cilat kanë nisur një punë suplementare për sot. Më poshtë, foto të protestës nga fotografi Fatjon KRAJA.
Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!