Teuta ka njoftuar se trajneri i ri i skuadrës do të jetë Edi Martini. ShkodraWeb e kishte paralajmeruar qe mbreme kete gje dhe sot nderkohe eshte bere realitet.
“KF Teuta me kënaqësi njofton se Edi Martini emërohet në pozitën e tranjerit.
Tekniku 44-vjeçar nga Shkodra ka firmosur kontratën profesionale me Teutën dhe menjëherë pas zyrtarizimit do të fillojë punën me seancën e parë stërvitore të caktuar nesër”, lexohet në njoftimin e klubit durrsak.