Trajner shkodran për pankinën e Teutës, ja emri që është më pranë marrjes së detyrës…

Pas largimit të Bledi Shkëmbit, drejtuesit e Teutës do të vendosin nesër për trajnerin e ri që do të ulet në pankinë duke filluar nga ndeshja e radhës me Partizanin, që do të luhet të mërkurën më 18 dhjetor në “Niko Dovana”.

Mësohet se gjasat më të mëdha janë që shkodrani Edi Martini të emërohet si trajner i Teutës. Edhe pse nuk ka ende diçka zyrtare nga klubi, mësohet se palët janë futur në bisedime dhe akordi duket shumë pranë.


Për t’u bërë pjesë e grupit të "ShkodraWeb Media" mjafton të klikoni JOIN GROUP dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHKODRAWEB MEDIA ONLINE: https://www.facebook.com/groups/shkodrawebportal