Futbollisti brazilian Hygor ka shpallur “divorcin” me Vllazninë. Mesfushori 31-vjeçar deklaroi mbylljen e bashkëpunimit me klubin shkodran, ku falenderoi ish- shokët e skuadrës, administratorin Suad Lici, drejtori teknik Engin Firat dhe ish-trajnerin Mirsad Jonuz. Ai luajti 21 ndeshje në kampionatin shqiptar dhe realizoi 4 gola gjatë një sezoni.
“Faleminderit VLLAZNIA ? ?! Ishte nder të vishja këtë fanelë! Faleminderit Presidentit Suad Lici, Engin dhe trajnerit Mirsad Jonuz për mundësinë. Nuk do ta harroj kurrë mbështetjen e tifozëve në kohën më të vështirë të jetës sime. Faleminderit të gjithë stafit!!”.