Banorët e lagjes tek ish- “Fermentimi i Duhanit” në qytetin e Shkodrës, të cilët rrezikojnë të mbeten pa shtëpi, kanë zhvilluar një portestë para Gjykatës së Shkallës së Parë në Shkodër. Ata janë njoftuar nga Përmbaruesit Gjyqësorë se të mërkurën, 5 gusht 2020, u duhet të lirojnë banesat e tyre në të cilat ishin vendosur 30 vite më parë me vendim të Këshillit Bashkiak.
Sipas tyre, ky veprim është i paligjshëm dhe paralajmërojnë përshkallëzim të protestave. Ata tregojnë se nuk kanë vend tjetër ku të jetojnë nëse nesër dalin nga banesat.
Aktualisht nuk ka një vendim gjykate që këta banorë të dalin nga banesat e tyre, edhe 2 javë më parë, ata u përballen me Përmbaruesit Gjyqësorë, të cilët kishin kërkuar daljen e tyre nga banesat, por në mungesë të një vendimi nga gjykata ata u tërhoqën deri në një vendim të dytë.