Ministri i Brendshëm Fatmir Xhfa është nisur drejt Italisë. Burime të Lapsi.al thonë se bëhet fjalë për një vizitë pune, pa dhënë më tej detaje për axhendën e tij.
Por lëvizja ndodh në një moment kur nuk është e vështirë të kuptohet qëllimi i vizitës së Ministrit të Brendshëm.
Dosja ‘Habilaj’, në të cilën del në përgjime i implikuar edhe Saimir Tahiri, me siguri e ka shtyrë Xhafën drejt Italisë për të marrë më shumë informacione tek autoritetet e antimafias.
Kryeministri Rama i trembet si djalli temjanit provave që mund të kenë italianët për ish-ministrin e tij, të cilin vendosi të mos e dorëzojë në Prokurori, por ta mbrojë politikisht ashtu siç bënte dikur Berisha me të vetët.
Axhenda e Xhafës në Itali është ende sekret dhe me gjasë nuk do të zbulohet. Të mërkurën priten debate të ashpra në Kuvend, kur do të votohet për imunitetin e Saimir Tahirit.
Sot Edi Rama e ka shprehur qartë qëndrimin e mazhorancës për të mos i hapur rrugë arrestimit të ish-ministrit të Brendshëm.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
Ju mirëpresim!