Lideri i partisë më të madhe VMRO-DPMNE, Nikolla Gruevski ka paraqitur dorëheqjen e parevokueshme nga takimi në zyrën e Komitetit Qëndror të partisë natën e të dielës në Shkup. Dorëheqja e tij ka ardhur si shkak i rezultatit të dobët në zgjedhje, ku nga 80 komuna fitoi vetëm 5 në zgjedhjet lokale të tetorit.
Gruevski është në udhëheqjen e së drejtës, nacionaliste VMRO-DPMNE që nga viti 2003, ndërsa periudha nga viti 2006 deri në 2016 shërbeu si kryeministër i Maqedonisë.
Pas humbjes së pushtetit të VMRO-DPMNE në zgjedhjet komunale, Gruevski u sfidua shumë brenda partisë së tij dhe opozita kërkoi dorëheqjen e tij.
Asnjë anëtar i VMRO-DPMNE-së ende nuk e ka shprehur publikisht synimin për të kërkuar udhëheqjen e partisë. Megjithatë, sipas burimeve partiake, si pasardhësi i Nikolla Gruevskit shihet Sekretari i Përgjithshëm i partisë Kristian Mitskoski, por nuk përjashtohe edhe emra si Antonio Milloshoski, Nikolla Poposki, Ilija Dimovski apo Nikola Todorov.
Sa do ndikojë kjo dorëheqje tek partitë shqiptare në Maqedoni? Mbetet për t’u parë.