Skip to content
11 April, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Zgjedhjet ne Partine Demokratike u manipuluan, do te dalin provat

ShkodraWeb 24 July, 2017
Nga Astrit PATOZI
Farsa e 22 korrikut me zgjedhjet tona e bën më të fortë nevojën e reflektimit të çdo demokrati për të kuptuar se kriza e Partisë Demokratike, jo vetëm nuk është zgjidhur, për është thelluar akoma më shumë. Ne vijojmë të jemi të bindur se edhe sikur të kishte qenë një proces shumë korrekt në aspektin teknik, ajo nuk do të kishte qenë kurrësesi një garë, sepse mungonin garancitë më minimale që anëtarët e Partisë Demokratike të votonin lirisht për alternativën më të mirë.

Por e keqja është se as konkurrim me Lulzim Bashës dhe Eduard Selamit nuk pati. Pamjet e rënda të personave që votonin nga 2, 3 apo më shumë herë kanë bërë tashmë xhiron e Shqipërisë dhe të botës. Ato janë të mjaftueshme për të treguar se ajo që ndodhi më 22 korrik vetëm me zgjedhjet nuk kishte lidhje. Mbushja e kutive ka qenë një fenomen masiv në çdo qendër votimi, që do të thotë se rezultati i votimit nuk përputhet fare me votën e demokratëve dhe kjo e bën dyfish më të kompromentuar pozicionin e Lulzim Bashës, i cili pretendon se është rikonfirmuar si kryetar i Partisë Demokratike.

Tanimë ai ka në kurriz jo vetëm përgjegjësinë e humbjes së 25 qershorit dhe të farsës së 22 korrikut, por edhe të trukimit banal dhe brutal të kësaj të fundit. Lulzim Basha nuk kishte asnjë merak, sesa vota do të merrte rivali i tij falso, por ai kishte vetëm një problem, të rriste me çdo çmim pjesëmarrjen e votuesve. E cila do t’i shërbente në radhë të parë për të dëshmuar se Lëvizja për Ringritjen e Partisë Demokratike nuk është shumicë, pasi ne kishim bërë thirrje për ta refuzuar farsën e 22 korrikut. Por edhe për të treguar se demokratët nuk e kishin përjetuar shumë keq humbjen e 25 qershorit dhe se ata ia kishin falur shumë shpejt kryetarit të tyre atë.

Këto kanë qenë arsyet që votimet e së shtunës në PD prodhuam atë rezultat qesharak, i cili nuk përfaqëson aspak vullnetin e anëtarëve të Partisë Demokratike, por vetëm dëshirën e Lulzim Bashës për t’u paraqitur i fortë, në kulmin e rënies së karrierës së tij politike. Në krahasim me 4 vjet më parë, kur kishte vërtetë një garë reale mes kandidatëve, dhe askush nuk e dinte se si do ta drejtonte ai partinë, Lulzim Basha mori të shtunën 20 mijë vota më shumë, ose mbi 50 përqind, ndërkohë që vinte pas humbjes më të thellë në histori të PD.

Ka shumë prova që dëshmojnë manipulimin masiv me votat e demokratëve më 22 korrik.

Me siguri që ditët në vazhdim do të sjellin dëshmi të reja, sepse përmasat e fenomenit dhe arroganca e të porositurve për ta çuar në vend urdhërin ka qenë ekstreme. Tashmë është e qartë për të gjithë se mirë që nuk kishte garë, por edhe vetë farsa u manipulua.

Dhe pyetja është a e zgjidh kjo krizën e rëndë që po kalon Partia Demokratike, pas humbjes katastrofike të 25 qershorit? Kurrësesi, jo. Koha na dha të drejtë shumë shpejt, sepse ndodhi gjithçka siç e patëm paralajmëruar. Në deklaratat e djeshme të dy kandidatëve në farsë nuk ishte e lehtë të dalloje se kush ishte më i gëzuar, ai që kishte humbur, apo ai që kishte fituar. Por kjo nuk ka shumë rëndësi tani.

Demokratët nuk u lejuan dje të shprehen se si e duan të ardhmen e partisë së tyre. Në radhë të parë se Lulzim Basha pengoi garën. Por jo vetëm kaq.
Edhe ata demokratë që zgjodhën të votojnë të shtunën, dhe ishin në të drejtën e tyre ta bënin, u fyen rëndë dhe u poshtëruan, sepse vota e tyre u shumëfishua, përmes mbushjes së kutive dhe provesverbaleve.

Tani ne kemi një problem shumë të madh legjitimiteti dhe kjo e bën edhe më të pashpresë perspektivën që kemi përpara.
Sipas nesh, mbajtja e përgjegjësive, analiza serioze dhe pastaj gara e drejtë e barabartë, është e vetmja recetë shërimi për Partinë Demokratike. Ne do të luftojmë fort që këto standarte të arrihen sa më shpejt, sepse lëvizja jonë ka vetëm një qëllim, mbajtjen bashkuar dhe ringritjen e forcës sonë politike. Natyrisht, kjo nuk mund të ndodhë, as nën mëshirën dhe as në dëshirën e Lulzim Bashës.

Ne jemi të hapur që të punojmë me çdo anëtar të Partisë Demokratike, dhe me atë vetë, por kurrësesi me statusin e “atyre që kanë humbur rrugën”, sepse përfaqësojmë shumicën e demokratëve, të cilët janë të lënduar nga humbja e 25 qershorit dhe nga farsa e 22 korrikut.

Ne nuk do t’i marrim kujt leje për të shkuar në shtëpinë tonë dhe do të hyjmë pa trokitur gjithmonë atje edhe sikur derën ta gjejmë të mbyllur. Partia Demokratike është aset kombëtar, por ajo në radhë të parë është pasuria e mijëra demokratëve, të cilët janë edhe aksionerët e ligjshëm të saj. Ata dhe vetëm ata do t’i dalin zot investimit të tyre për të caktuar se kush dhe si do t’i udhëheqë në të ardhmen, në mënyrë që shumë shpejt të përballemi dhe ta mundim kundështarin tonë politik. Por që kjo të ndodhë, ata duhet të jenë të lirë të vendosin.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: Gjen vdekjen duke djegur mbeturinat 64- vjecari
Artikull pasardhës: Pronaret e ish- hotel Rozafes ne Shkoder i ankohen kryeministrit: Voltana i dha leje ndertimi ish- deputetit

TË FUNDIT

arbnori topalli 2026

Jozefina Topalli hap arkivën dhe kujton Pjetër Arbnorin duke publikuar një foto bashkë me të…

ShkodraWeb 11 April, 2026 0
gurakuqi karakaci 2026

NGA ROMEO GURAKUQI – Ministrat edhe drejtues politikë, një praktikë që duhet të anullohet menjëherë

ShkodraWeb 6 April, 2026 0
osmani mesazh largimi 2026

VIDEO – “Republika s’është instrument, është amanet”, pas largimit nga Presidenca, Vjosa Osmani jep mesazhin

ShkodraWeb 4 April, 2026 0

TË FUNDIT

  • AKU Shkodër bllokon mbi 110 ton fruta- perime, gjobë dhe ndërprerje të aktivitetit për subjektin… 11 April, 2026
  • Jozefina Topalli hap arkivën dhe kujton Pjetër Arbnorin duke publikuar një foto bashkë me të… 11 April, 2026
  • VIDEO – Koçiu, Kumbaro dhe Beci takim me mësuesit e Shkodrës, në fokus rritja e cilësisë së mësimdhënies 11 April, 2026
  • Humbin jetën në banesat e tyre dy të moshuar, 87- vjeçari ka konsumuar mbidozë ilaçesh duke u vetëhelmuar 11 April, 2026
  • VIDEO – Përfundon rikonstruksioni i plotë i kopshtit në Bardhaj, investim i Bashkisë Shkodër… 11 April, 2026
  • VIDEO – Një strehëz e re për qentë endacakë në Shkodër, kryebashkiaku Beci zyrtarizon nisjen e punimeve 11 April, 2026
  • VIDEO – Kanosën 2 persona, babë e bir, policia e Shkodrës arreston 3 shtetas, zbulon aktivitet të paligjshëm… 11 April, 2026
  • “Disiplina” e FSHF fal Bregun dhe Ditën për gjestet antisportive në ndeshjen me Vllazninë për Kupë… 11 April, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtunë, 11 prill 2026… 11 April, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 11 prill 2026… 11 April, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e shtunë, 11 prill 2026… 11 April, 2026
  • E TRISHTË – Ndërron jetë ish- kongresmeni, mbështetës i fortë i shqiptarëve e sidomos Kosovës… 10 April, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

bllokime aku shkoder 2026

AKU Shkodër bllokon mbi 110 ton fruta- perime, gjobë dhe ndërprerje të aktivitetit për subjektin…

ShkodraWeb 11 April, 2026 0
arbnori topalli 2026

Jozefina Topalli hap arkivën dhe kujton Pjetër Arbnorin duke publikuar një foto bashkë me të…

ShkodraWeb 11 April, 2026 0
takimi ndre mjeda

VIDEO – Koçiu, Kumbaro dhe Beci takim me mësuesit e Shkodrës, në fokus rritja e cilësisë së mësimdhënies

ShkodraWeb 11 April, 2026 0
urgjenca spitali rajonal shkoder 2026

Humbin jetën në banesat e tyre dy të moshuar, 87- vjeçari ka konsumuar mbidozë ilaçesh duke u vetëhelmuar

ShkodraWeb 11 April, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.