Tre vite e dy muaj heqje lirie per kryetarin e PDSH-së, Menduh Thaçi dhe tri vite heqje lirie për ish- shefin e policisë sekrete DSK, Sasho Mijalkov. Vendimi eshte marre sot ne seancën gjyqësore për rastin “Titanik 2”, ku ata akuzohen për parregullësi zgjedhore të zgjedhjeve lokale të vitit 2013.
INA raporton se vendimi është lexuar në gjyqin penal, nga gjykatësi Ognen Stavrev dhe Osman Shabani. Rasti ishte hetuar nga prokurorja speciale Fatime Fetai.
Nderkohe ish anëtarit të KSHZ-së Bedredin Ibraimi, i është shqiptuar masë burgimi me katër vjet e gjashtë muaj, ndërsa anëtarët Aneta Stefanovska, Vlatko Sajkovski dhe Sasho Scev i janë shqiptuar nga tre vjet burgim.