Zëvendëskryeministrja Mesi, ka vizituar Xhaminë e Plumbit, Shkodër. Kjo xhami shërben si monument kulture, pasi në të është mbajtur “Falja” e parë pas viteve të tëra ateizmi në vendin tonë.
Në një takim me përfaqësues të ambasadës turke janë çelur diskutimet për rikonstruktimin e saj. Ambasada turke është e gatshme të financojë projektin e rikonstruktimit. I pranishëm ishte edhe ambasadori turk.