Burgu i Shkodrës do të hapet brenda muajit shkurt. Lajmi është dhënë nga ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj gjatë nj seance dëgjimore në Komisionin për Integrimin Evropian. Duke folur për reformën në burgje, Gjonaj ka folur edhe për burgun e ngritur në Reç të Malësisë së Madhe.
“Ndihma juridike falas nuk ka funksionuar. Ne kemi nisur reformën në burgje, pasi gjendja në burgje nuk ka qenë e mirë para disa vitesh, por brenda shkurtit do hapet burgu i ri në Shkodër dhe situata është përmirësuar. Në burgje janë 230 punonjës me rekorde kriminale”- tha Gjonaj.