Skip to content
29 March, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Vërteta të bën të lirë!

E Vërteta të bën të lirë!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Politika

Zbulohet e fshehta e marreveshjes Rama- Basha, a do respektohet nga kryeministri?!

ShkodraWeb 6 years ago
Opozita do të mbajë drejtimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe Avokatit të Popullit. Ministrat teknikë u dorëhoqën, por një gjë e tillë nuk do të pasohet nga kreu i KQZ-së, Klement Zguri dhe Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca. Ata do të qëndrojnë në detyrë deri në fund të mandatit të tyre. Ky vendim është pjesë e marrëveshjes së 18 majit mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të opozitës Lulzim Basha.
Një gjë të tillë e konfirmon për “GSH” sekretari organizativ i PD-së, Enno Bozdo sipas të cilit zgjedhja e Zgurit dhe e Ballancës është bërë mbi bazën e marrëveshjes dypalëshe PS-PD dhe në zbatim të procedurës ligjore. Zyrtari i lartë i PD-së shpreson që Rama t’i përmbahet marrëveshjes së bërë me z.Basha.
 “Kreu i KQZ-së dhe Avokati i Popullit janë zgjedhur në respektim të normave dhe procedurës ligjore. Pra, procesi i zgjedhjes ka qenë më se i rregullt, në respekt të ligjit dhe Kushtetutës. A do ta respektojë këtë vullnet Edi Rama edhe më tej? Në maj u zotua se do ta respektojë, por ai i ha lehtësisht fjalët e tij, pa e zënë meraku aspak. Por nuk e di çfarë do të ndodhë? Koha do ta tregojë!”, shprehet z.Bozdo.
Me datën 22 maj, Kuvendi, në seancën e jashtëzakonshme zgjodhi me shumicë votash kryetarin e ri të KQZ, Klement Zgurin dhe Avokatin e ri të Popullit, Erinda Ballanca.
Zguri u propozua nga Partia Demokratike për të qenë në krye të institucionit që merret me menaxhimin e zgjedhjeve, në bazë të marrëveshjes politike mes Ramës dhe Bashës. Klement Zguri pasoi në këtë detyrë Denar Bibën, i cili u emërua nënkryetar i KQZ-së.
Paraditen e 17 gushtit, në protokollin e kryeministrisë u dorëzuan dorëheqjet e 6 ministrave dhe zv/kryeministres teknike të firmosura një ditë më parë nga vetë ata. Karrigen e tyre duket se do të mbeten bosh deri në formimin e qeverisë së re, kur kompetencat e tyre do të ushtrohen nga zv/ministrat, ndërkohë që me datën 27 gusht kryeministri Edi Rama prezantoi kabinetin e ri qeveritar para Asamblesë Kombëtare të PS-së. Nga ana tjetër, Presidenti i Republikës, Ilir Meta dekretoi datën 9 shtator për mbledhjen e seancës së parë të parlamentit të ri. Ditë në të cilën do të kalojë edhe qeveria “Rama 2”.
Në bazë të dokumentit që prodhoi marrëveshja e 18 majit, ministrat teknikë duhet të qëndronin në detyrë vetëm për të monitoruar procesin zgjedhor. Por pavarësisht humbjes në zgjedhje të demokrateve dhe përfundimit të “kontratës” së bashkëqeverisjes ministrat teknike të Lulzim Bashës qëndruan në poltronat ministrore për 3 muaj me argumentin se ishin duke përpiluar raportin për ecurinë e procesit të zgjedhjeve të 25 qershorit. Situata paradoksale kur vendin e bashkëqeverisnin 3 parti, 2 prej të cilave kaluan në opozitë pas zgjedhjeve u kontestua nga shumë zëra brenda të djathtës, por dhe vetë Partisë Demokratike.
Ndërkohë dorëheqjet e ministrave teknikë nuk do të pasohen nga 4 ministrat e LSI, pasi burime brenda kësaj partie bëjnë me dije se qëndrimi i përfaqësueseve të saj në qeveri është një akt burokratik deri në betimin e qeverisë së re, ndaj nuk do të ndërmarrin aktin formal të dorëheqjes. Ajo çka pritet të shihet në shtator kur do të nisë dhe sezoni i ri politik, është zbatimi ose jo i paktit mes Ramës dhe Bashës për ndërhyrje në kushtetutë dhe në kodin elektoral. /Gsh/

Continue Reading

LAJM PARA: CADRA E PD/ Deputetja demokrate shperthen: Turp, mos u kthefsha me aty!
LAJM PAS: Deputeti i LSI-se: Edi Rama- bosi i droges, iu kapen 2.3 ton kanabis

TË FUNDIT

“Ndryshimi është domosdoshmëri”, Bardh Spahia takim në Rrethina: 14 maji rrëzon me votë pushtetin e Edi Ramës
  • Kryesore

“Ndryshimi është domosdoshmëri”, Bardh Spahia takim në Rrethina: 14 maji rrëzon me votë pushtetin e Edi Ramës

2 hours ago
“Ja sëmundja nga e cila vuan Sali Berisha”, Spartak Braho “skanon” ish- kryeministrin dhe tregon “planin” që ai ka…
  • Kryesore

“Ja sëmundja nga e cila vuan Sali Berisha”, Spartak Braho “skanon” ish- kryeministrin dhe tregon “planin” që ai ka…

8 hours ago
“Betohem që nuk ka me ndryshu aspak fryma jeme për qytetin”, kandidon për PS- në në Shkodër, Mirsad Basha jep arsyet
  • Aktualitet

“Betohem që nuk ka me ndryshu aspak fryma jeme për qytetin”, kandidon për PS- në në Shkodër, Mirsad Basha jep arsyet

10 hours ago

TË FUNDIT

  • “Ndryshimi është domosdoshmëri”, Bardh Spahia takim në Rrethina: 14 maji rrëzon me votë pushtetin e Edi Ramës
  • EMRAT – Plagosën me thikë dhe pistoletë njëri- tjetrin, ndërrojnë jetë në spital personat e përfshirë në konflikt…
  • “Dëmi i shkaktuar është i konsiderueshëm”, Bashkia Shkodër denoncon vjedhjen e radhës të kabllove të ndriçimit publik
  • “Ty dhe Luizin çift gjithë jetën…”, Kiarës i del në mbrojtje gjyshe Leta: Ta dinë të gjithë kush je ti, dje duhet ta kishin lënë BBV banorët
  • “Ja sëmundja nga e cila vuan Sali Berisha”, Spartak Braho “skanon” ish- kryeministrin dhe tregon “planin” që ai ka…
  • BBVIP – “Kam tentu me i marr jetën vetes”, Luizi shokon banorët me sekretet e tij: Kam flirtuar me mamanë e një…

TË FUNDIT

“Ndryshimi është domosdoshmëri”, Bardh Spahia takim në Rrethina: 14 maji rrëzon me votë pushtetin e Edi Ramës
  • Kryesore

“Ndryshimi është domosdoshmëri”, Bardh Spahia takim në Rrethina: 14 maji rrëzon me votë pushtetin e Edi Ramës

2 hours ago
EMRAT – Plagosën me thikë dhe pistoletë njëri- tjetrin, ndërrojnë jetë në spital personat e përfshirë në konflikt…
  • Aktualitet

EMRAT – Plagosën me thikë dhe pistoletë njëri- tjetrin, ndërrojnë jetë në spital personat e përfshirë në konflikt…

3 hours ago
“Dëmi i shkaktuar është i konsiderueshëm”, Bashkia Shkodër denoncon vjedhjen e radhës të kabllove të ndriçimit publik
  • Aktualitet

“Dëmi i shkaktuar është i konsiderueshëm”, Bashkia Shkodër denoncon vjedhjen e radhës të kabllove të ndriçimit publik

6 hours ago
“Ty dhe Luizin çift gjithë jetën…”, Kiarës i del në mbrojtje gjyshe Leta: Ta dinë të gjithë kush je ti, dje duhet ta kishin lënë BBV banorët
  • Kryesore

“Ty dhe Luizin çift gjithë jetën…”, Kiarës i del në mbrojtje gjyshe Leta: Ta dinë të gjithë kush je ti, dje duhet ta kishin lënë BBV banorët

8 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • BOTUESI
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Botues Blerti Delija | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.