Pas lajmeve se deputetet e PD-se jane paguar nga Kuvendi edhe gjate diteve te qendrimit ne cader, ka ardhur reagimi i deputetes aktuale demokrata Arbjola Halimi. Ne profilin e saj ne Facebook Halimi shkruan: “Kjo eshte e turpshme po aq sa e neveritshme. E porositur si nje sulm nga njerez te vegjel ne shpirt e ne moral.
Sqaroj per publikun se ditet e qendrimit ne cader jo vetem qe nuk jemi paguar por kemi mbuluar gjithcka me shpenzimet tona.
Asnjeri nga ne nuk u ankua edhe pse per shume nga ne rroga ishte i vetmi burim.
E neveris lajmin e ndare sot ne media dhe ndihem me turp qe kam bere politike per te mbrojtur te drejtat e ketyre faresoj individesh.
Eshte kjo njera nga arsyet (e deklaroj sot publikisht) pse, diten qe me hoqen nga lista e perjetova si nje nga ditet me te lumtura te jetes sime dhe ishallah mos u kthefsha kurre!”. /ShkodraWeb/