Shqiptarët në Maqedoni konsiderohen mbështetës tejet të vendosur të Erdoganit dhe axhendës së tij islamike, dhe kështu çdo fjalë kundër tij, atyre u pengon. Kjo vërehet më së miri pas publikimit të një shkrimi nga ish- gazetarja Arbana Xharra rreth ‘Erdoganizmit në Maqedoni’.
Ish-gazetarja dhe anëtarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Arbana Xharra është kërcënuar me ‘plumb në ballë’, pas një shkrimi të fundit të saj rreth ‘Erdoganizmit në Maqedoni’. Në disa mesazhe, përveç fyerjeve e sharjeve të shumta, ajo kërcënohet edhe me jetë.