Profesor Nebi Bardhoshi, nje antropolog i shquar, thjesht duke lunduar ne internet ka bere nje zbulim interesant lidhur me shembjen e kulles se Prek Calit. Duket se asgje nuk eshte e rastesisshme, teksa edhe ne Wikipedia, enciklopedia e perbotshme ku ve fekt secili mund te nderhyje lehte, ka verejtur dicka te cuditshme. Dikush ka bere nje modifikim ne shkrimin per Prek Calin, versioni anglisht. Dhe ndryshimi eshte bere me 8 shtator, vetem 1 jave para se te nderhyhej per shembjen e kulles. Teori konspirative apo rastesi, gjykoni vete pasi te lexoni statusin e Prof. Nebi Bardhoshit, i cili ne Facebook shkruan: “Prek Cali njihet si burre i kufinit ne çdo kuptim. Por skisha me fol për shëmbjen e shtëpisë së tij pa u konsulta me nge me fakte. Por çka më bëri të shkruaj këto dy-tre rreshta është se teza që kisha në mendje u vu në mëdyshje kur pash profilin e këtij burri në Wikipedia në anglisht.
Teza ime ishte se shembja e shtëpisë se Prek Calit buronte prej marrisë. Por kur sheh se profili i Prek Calit ka ndryshuar (përditësuar) me datë 8 shtator të këtij viti, atëherë të bënë të mendosh se ky burrë edhe ketë herë është marrë seriozisht. Prandaj aty janë kujdes me nënvizu se ai ka qenë bashkëpunëtor me fashistët.”. /ShkodraWeb/