Gjykata e Shkodrës shpall moskompetencën dhe ia kalon për gjykim “Krimeve të Rënda”, çështjen e vrasjes së 33-vjeçarit Mirsad Kuçi nga xhaxhai i tij Bujar Kuçi.
Ngjarja e rëndë që tronditi Shkodrën në 23 shtator 2017, ndodhi në kulmin e së njëjtës banesë ku jetonin viktima dhe xhaxhai, pas teatrit “Migjeni”. Pas krimit të rëndë, togat e zeza i dhanë “arrest me burg”, autorit të dyshuar të vrasjes.