Një 70- vjeçar ka vdekur teksa ishte duke kullotur bagëtitë pranë banesës së tij. Lajmi jepet nga Policia e Shkodrës, e cila thotë se i moshuari është nga fshati Plezhë, në vijën ndarëse në mes Shkodrës e Lezhës.
“Më datë 27.07.2018, në fshatin Plezhë, pranë banesës, duke kullotur bagëtitë, ka vdekur shtetasi L.B, 70 vjeç. Nga veprimet e kryera rezultoi se vdekja është natyrale. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Shkodër, për vdekje natyrale.”, thuhet në komunikatën e Policisë.