“Votoni për Shkodrën tonë krenare dhe të pamposhtur”, Bardh Spahia shkodranëve: Me 6 mars 2022 ju ftoj të votoni…

Të dashur miq,
Bashkëqytetarë të nderuar,

Vota është pasuria jonë më e madhe. Me të, kemi në dorë të vendosim për vete, familjet e Shkodrën tonë. Kemi në dorën tonë të sotmen, e sidomos të nesërmen e fëmijëve tanë.


Para se të hidhni votën në kuti, ndaloni e mendoni disa sekonda. Mendoni me mendje e me zemër, mendoni për Shkodrën por edhe për Shqipërinë.

Fatin tonë e kemi ne vetë në dorë dhe nisim ta përcaktojmë pikërisht me votën tonë.

Me 6 mars 2022 ju ftoj të votoni! Të votoni për Shkodrën tonë krenare dhe të pamposhtur, pishtar që nuk shuhet asnjëherë!

Faleminderit dhe mirënjohje për mbështetjen tuaj!

Me respekt,
Bardh Spahia