Bashkia Shkoder njofton:
Me kërkesën e Kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Popullore të Austrisë në Parlamentin e Burgenlandit Mag. Sagartz, i cili shoqërohej me nje Delegacion nga Grupi Parlamentar i kesaj Partie ne Parlamentin Landor zhvilluam një takim të frytshëm pune në Bashkinë Shkodër.
Diskutuam gjatë dhe konkretisht për mundësitë e një bashkpunimi real në shumë fusha.
Falenderojmë miqtë nga Austria për vlerësimin që i bënë bashkisë Shkodër dhe që na zgjodhën si partner për të bashkëpunuar.Mbështetja e deputeteve të Parlamentit Austriak në projekte konkrete pēr Shkodrën është një lajm i mirë.