Vllaznisë i buzëqesh fati në shortin e Ligës së Kampionëve, me një ndeshje mund të futet në 32 ekipet më të mira

Vllaznia e femrave ka qene pjeserisht me fat ne shortin e turit te pare te “UEFA Women Champions League”. Ajo do te jete pjese e grupit 10 qe eshte me tre skuadra dhe shorti e ka favorizuar duke e kaluar direkt ne finalen e ketij grupi.

Qe do te thote se kampionia e Shqiperise do te ndeshet ne muajin gusht me fituesen e çiftit FK Breznica (Mali i Zi)- Spartak Myjava (Sllovaki).


Shanset me te medha duket se do t’i kete kjo e fundit per t’u ndeshur me Vllaznine, megjithate gjithçka do te vendoset ne perballjen qe ajo do te kete me kampionen malazeze.

Gjithsesi Vllaznia do te pergatitet ashtu si duhet per te kerkuar serish kalimin ne mes 32 skuadrave me te mira te Europes, pavaresisht se kush do te jete kundershtari.

Tashme mbetet vetem per t;u percaktuar vendi se ku do te zhvillohen ndeshjet e ketij grupi dhe shanset jane qe te zhvillohet ne Mal te Zi.