
Vllaznia nuk ia del përballë rivalit direkt për titullin kampion. Kuqeblutë janë ndalur në një barazim pa gola nga Teuta e Edi Martinit në “Loro Boriçi”. Vendasit kanë dominuar ndeshjen, duke patur edhe raste të mira për shënim. Në pjesën e parë, ka qenë Imeri që me portën e boshatisur nuk ka shënuar. Në minutat shtesë të kësaj pjese, ka patur kohë edhe për Dilaver që ka goditur shtyllën pingule të Frashërit.
Edhe pjesa e dytë ka folur për Vllazninë, të cilës nuk i kanë munguar rastet por pa arritur të gjejë portën. Madje, në minutat shtesë Krasniqi ka rrezikuar sërizosht ti ndëshkojë me një goditje me kokë brenda zonës. Ajo që vihet re, është mungesa e lojtarëve që shënojnë, duke nisur nga Dilaver, Hoxha por edhe Da Silva dhe Imeri. Me këtë barazim, 3 pikë larg Partizanit kryesues, duket se Vllaznia e ka të vështirë të pretendojë titullin.
Me fitoren e sotme të Laçit, i cili është vetëm 1 pikë larg Vllaznisë, duhet treguar kujdes edhe për Kupat e Europës. Vertetë kuqeblutë janë në finale të Kupës me Skenderbeun, por ndeshjet e fundit korçarët po tregojnë nivel të mirë dhe me rezultate, duke luftuar fort për mbijetesë. Pas kësaj ndeshje Vllaznia është e treta me 54 pikë, Teuta e dyta dhe 56 dhe Partizani në krye me 47 pikë. Kalendari i mbetur nuk favorizon aspak kuqeblutë, prandaj kujdesi duhet të jetë maksimal.
Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!