Vllaznia mund edhe Burrelin 2 – 0, java e tretë testi i vertetë në Shkodër me Dinamon…

Loading...

Vllaznia ka marre nje trepikesh me shume vlere ne ndeshjen e luajtur ne Burrel. Ajo ka fituar me rezultatin 2-0 fale golave te shenuar nga mesfushori Zogaj ne fillim te takimit dhe sulmuesi Junior ne shtese. Nje trepikesh ky qe do ta ndihmoje shume skuadren per ecurine e metejshme ne kampionat. Ndeshja ka nisur me gol per ekipin shkodran. Qe ne minuten e trete Silvio Zogaj do te dergonte topin ne rrjeten e portes matjane duke i dhene qetesine kuqebluve.

Me kalimin e minutave ritmi i lojes shtohet megjithate goli i dyte do te vinte vetem ne shtese me ane te brazilianit Junior. Perfundimisht 2-0 per Vllaznine qe mban vendin e pare ne renditje bashke me Dinamo, skuader me te cilen do te ndeshet javen e ardhshme.

Loading...