Kristiano Ronaldo është zhbllokuar më në fund. Portugezi ka shënuar golin e avantazhit për skuadrën e Juventusit, ndaj Sasuolos. Të shumtë ishin ata që dyshuan te aftësitë e lojtarit pas mungesës së golit në katër ndeshjet e para. Portugezi ka shënuar një gol i cili i shërben për ngritjen e moralit pas kritikave. Më poshtë ndiqni golin e tij të parë në Seria A me fanellën e Juventusit. Ronaldo nuk është mjaftuar vetëm me një gol në këtë ndeshje, por ka shënuar menjëherë edhe të dytin, pas një kundërsulmi “vrastar”.