Vendimi i shumëpritur nga Komisioni Disiplinor i UEFA-s në lidhje me reklamimin e ekipit Vllaznia- femra për aktivizimin e një lojtareje të pafederuar, më në fund ka mbërritur. Sigurisht që një vendim i tillë pritej me interes sepse pritej ndëshkimi i ekipit grek PAOK për parregullsi në ndeshjet e Champions League Women dhe nga kjo do të përfitonte Vllaznia.
Vendimi duhej të ishte dhënë më 21 shtator por nga sa mësohet, drejtuesit e ekipit shkodran vetëm ditën e djeshme janë njohur me të. Dhe për çudi, vendimi fillimisht ka mbërritur në FSHF e më pas në Shkodër. Në vendimin e marrë nga trupa disiplinore, ka vetëm një fjali: “Ankimimi është i pavend”. Po ashtu, bëhet e ditur se pala paditëse kishte të drejtë të bënte ankimimim brenda pesë ditësh!!! Pesë ditë. Pikërisht tani që kjo periudhë ka kaluar dhe nuk mund të bëhet më apelim. Diçka e qëllimshme që vjen erë të keqe ashtu siç dhe përflitej. Greket mesa duket nuk kanë ndër mend të dënohen. Ky është absurditeti i një tjetër vendimi të gabuar të UEFA-s që mbron shkeljen e rëndë të rregullores nga PAOK dhe u thote edhe ekipeve te tjera qe aktivizoni lojtare te pafederuara sepse kjo nuk perben shkelje te rregulloreve te futbollit. /shkodrasport/
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
Ju mirëpresim!