Skip to content
12 March, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

“Vllaznia është pretendente këtë sezon”, Grima vlerëson portierin Qarri: Kam besim tek ai, ka shumë vlera…

ShkodraWeb 16 August, 2023
armir-grima-4-nentor-2019

Ish-portieri shkodran për vite me radhë dhe kapiteni i Vllaznisë, fitues i Kupës në vitin 2008, Armir Grima, i ka bërë një përmbledhje asaj që kuqeblutë kanë përgatitur për sezonin e ri.

Në një intervistë për “Panorama Sport”, Grima ka vlerësuar idenë që klubi ka, te mbështetja që po kërkohet t’u jepet të rinjve. Madje këtë e nis nga pozicioni që ai njeh dhe më mirë, pikërisht te porta. Ish-kapiteni kuqeblu është i mendimit se skuadrës duhet t’i jepet kohë për të dhënë një vlerësim të drejtë. Megjithatë, ai ka besim se edhe këtë sezon Vllaznia do të jetë konkurruese.

Pak ditë para startit të kampionatit, si e shikoni Vllazninë?

Mund të them se është herët për të dalë në konkluzione. Drejtuesit janë munduar që të bëjnë më të mirën e tyre për të afruar ata lojtarë që do t’i vlejnë për vazhdimësinë. Nuk duhet që të themi nëse është bërë merkato e mirë apo e keqe. Vetë koha do ta vërtetojë. Të presim që të japim një vlerësim konkret. Për mua ka shumë rëndësi që ekipi të funksionojë si i tillë. Pra, të ketë frymë grupi.

Janë larguar shumë nga grupi i dy viteve të fundit?

Për disa të vjen keq, por ata e dinë më mirë për të ardhmen e tyre. E thashë edhe më lart nuk duhet të jemi skeptikë për lojtarët që janë në përbërje.

Po flitet për projekte afatgjata?

Kjo do të ishte shumë pozitive, sidomos për Vllazninë, ku elementët nuk mungojnë. Shpresoj që menaxhimi të jetë më i miri i mundshëm. Kjo ka shumë rëndësi.

Porta tani i besohet një shkodrani?

Më vjen mirë që drejtuesit kanë vendosur të besojnë te vlerat e atij djali, por edhe te të tjerë portierë të dalë nga akademia. Po nuk i dhe besim s’ka se si të bëhet portier i parë. Mendoj se Qarri do ta justifikojë këtë besim dhe do të arrijë të jetë i padiskutueshëm në mbrojtje të katërkëndorit. Të gjithë duhet ta mbështesim atë ashtu si çdo të ri që është pjesë e ekipit të parë. Qarri kërkon vetëm mbështetje e besim nga të gjithë, pasi vlerat i ka.

Drejtuesit po kërkojnë vetëm për një dublues për Balajn në majë të sulmit, ju mendoni se ka nevojë edhe ndonjë afrim tjetër?

Unë nuk dua që të flas ku ka nevojë skuadra. Ka një staf dhe një trajner. Nëse ata ndihen të plotësuar çdokush që flet prej jashtë e ka gabim. Se sa do të jenë të drejta pastaj vendimet e tyre kjo i mbetet kohës.

Ku e shikoni Vllazninë në fund të sezonit me këtë grup?

E theksova, jemi shumë herët për të dalë në konkluzione. Unë jam ai i përhershmi që besoj se Vllaznia edhe këtë sezon do të jetë konkurruese deri në fund. Formula e re lë gjithçka të hapur deri në ndeshjet e fundit. Unë vijoj të jem optimist dhe të besoj se Vllaznia edhe këtë sezon do të jetë ndër pretendentet.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: “Kemi 10 ditë që përballemi me arrogancë, mungesë sherbimi”, gazetari shkodran “shpërthen” për kushtet në Ksamil
Artikull pasardhës: NGA EDMOND ARIZAJ – Kush e do më shumë Shqipërinë, ne që ankohemi për kushtet apo ata qe me lopatë…

TË FUNDIT

belinda balluku spak 2025

“Goditja e korrupsionit në rangun e lartë, kusht për integrimin”, imuniteti i Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

ShkodraWeb 12 March, 2026 0
votimi balluku kuvend 2025

VIDEO – Partia Socialiste zyrtarizon qendrimin e saj për Ballukun, voton kundër heqjes së imunitetit…

ShkodraWeb 12 March, 2026 0
transport-publik

STATISTIKA – Shqiptarët ndër përdoresit më të shumtë të transportit publik në Europë…

ShkodraWeb 12 March, 2026 0

TË FUNDIT

  • “Goditja e korrupsionit në rangun e lartë, kusht për integrimin”, imuniteti i Ballukut, reagon Ambasada Gjermane 12 March, 2026
  • VIDEO – Partia Socialiste zyrtarizon qendrimin e saj për Ballukun, voton kundër heqjes së imunitetit… 12 March, 2026
  • STATISTIKA – Shqiptarët ndër përdoresit më të shumtë të transportit publik në Europë… 12 March, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 12 mars 2026… 12 March, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 12 mars 2026… 12 March, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 12 mars 2026… 12 March, 2026
  • Zgjedhja e administratorit të ri, ja kur pritet të mblidhet sërish Bordi i Administrimit i UNISHK… 11 March, 2026
  • FOTO – Universiteti “Luigj Gurakuqi” prezanton në Lezhë ofertën dhe risitë e vitit të ri akademik… 11 March, 2026
  • VIDEO – “Situata po shkon drejt gjakderdhjes”, banorët e Baks- Rrjoll sërish protestë para SPAK, nxjerrin emrat… 11 March, 2026
  • Humb jetën në rrugë në lagjen Kiras 52- vjeçari, një zjarr përfshin ndërtesën dykatëshe në Rrenc… 11 March, 2026
  • DOSSIER – Vrasjet nga shteti komunist në kufirin Shqipëri-Mali i Zi ende pa drejtësi… 11 March, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 11 mars 2026… 11 March, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

belinda balluku spak 2025

“Goditja e korrupsionit në rangun e lartë, kusht për integrimin”, imuniteti i Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

ShkodraWeb 12 March, 2026 0
votimi balluku kuvend 2025

VIDEO – Partia Socialiste zyrtarizon qendrimin e saj për Ballukun, voton kundër heqjes së imunitetit…

ShkodraWeb 12 March, 2026 0
transport-publik

STATISTIKA – Shqiptarët ndër përdoresit më të shumtë të transportit publik në Europë…

ShkodraWeb 12 March, 2026 0
shtypi ditor

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 12 mars 2026…

ShkodraWeb 12 March, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.