![](https://www.shkodraweb.com/wp-content/uploads/2021/03/ymer-bala.jpg?x28643)
Një nga aktorët e mirënjohur të “brezit të artë” të skenës dhe ekranit shqiptar, Ymer Bala, feston 78 vjetorin e lindjes. Pavarësisht se prej vitesh jeton përtej Atlantikut bashkë me familjen, Bala vijon të ketë lidhje të forta me kolegët e tij të Teatrit “Migjeni” dhe janë pikërisht ata, të cilët nga Shkodra, i kanë bërë surprizën radhës.
Faqja zyrtare në Facebook e Teatrit “Migjeni”, ka publikuar një foto të Mjeshtrit të Madh, duke e shoqëruar edhe me këtë tekst: “ Teatri “Migjeni” uron aktorin e shquar, Ymer Bala, me rastin e ditëlindjes!
Shëndet, mbarësi e lumturi për ju, Mjeshtër!
“.
Ky urim, me siguri ka ngjallur mjaft emocione tek aktori Ymer Bala. Kjo kuptohet nga postimi i tij në rrjete sociale, ku ai e ka shpërndarë publikimin e Teatrit “Migjeni”.
Edhe ShkodraWeb Media i bashkohet urimit të kolegëve të Ymer Balës, edhe 100- vjet duke nisur nga sot Mjeshtër!