Vllaznia do të jetë e plotë edhe për takimin ndaj Partizanit. Përveç lojtarëve titullarë, tekniku Brdariç do të ketë edhe shumë alternativa në këtë përballje, kjo nisur edhe nga afrimet e fundit.
Megjithatë, nga sa mësohet, ai do të mbetet besnik i formacionit që hodhi nga minuta e para në përballjet e fundit. Në portë, pritet që të jetë sërish Zogoviç, që mesa duket ka gjithë besimin e teknikut Brdariç dhe portieri nga ana e tij, po bën më të mirën për ta justifikuar këtë besim.
Katershja e mbrojtjes do te jeta ajo e zakonshmja me Gurishten qe do të jetë në të djathtë të mbrojtjes dhe së bashku me dyshen Adili e Imami do të bëjnë repartin e mbrojtjes.
Në mes do të jenë Jonuzi, e katërshja tjetër pritet që të përbëhet nga Krymi, Marku, Isaevesi e Imeri që pritet të luaj pas shpinës së dyshes sulmuese, që pritet të jenë edhe në këtë takim Dilaver e Hoxhaj.