“Vllaznia do të synojë fitoren edhe nesër ndaj Laçit”, mbrojtësi i majtë Herald Marku flet para gazetarëve…

Përditësimi i fundit I Last update

“Vllaznia e ka nisur mbare vitin 2020 dhe shpresoj qe te vazhdojme keshtu, duke e pasuar fitoren ndaj Flamurtarit me nje tjeter neser ndaj Laçit”- keshtu eshte shprehur ne konferencen e sotme per shtyp njeri nga titullaret e ekipit shkodran Herald Marku.

Duke folur ne lidhje me kete takim, mbrojtesi i majte ka shtuar: ” E dime qe perballe do te kemi nje kundershtar shume te forte megjithate kjo nuk na e ul motivin tone per ta kaluar me sukses kete takim. Perpos kesaj, vertete perballe do te kemi edhe nje trajner si Cungu qe e njeh Vllaznine te cilen e ka drejtuar me pare, por ne kemi tani nje tjeter filozofi loje dhe nuk besoj se kjo ndikon”.


23 vjeçar shkodran qe luan per here te pare ne karrieren e tij me Vllaznine, thote se ndjehet mire ne kete qytet dhe tek kjo skuader ku e kane pritur mire. Po ashtu, per te nuk ka ndonje problem qe po luan si mbrojtes i majte sepse sipas tij, ka luajtur edhe me pare ne kete pozicion.

I pyetur nderkohe ne lidhje me objektivat e Vllaznise per kete sezon, Heraldi shprehet: “Objektivi jone eshte t’i marrim ndeshjet nje e nga nje. Nese i vleresojme maksimalisht te gjitha ato, jam i bindur se kemi per te bere mire deri ne fund te kampionatit”.

Mbrojtesi i majte i kuqebluve ka edhe nje thirrje per tifozet duke kerkuar qe ata ta mbeshtesin skuadren edhe neser ndaj Laçit sepse jane nje element shume i rendesishem per Vllaznine.

 ABCOM ║ VODAFONE