Vllaznia “braktis” sërish Shkodrën, përgatitja për ndeshjen me Erzenin do të kryhet në Pogradec…

Nesër Vllaznia do të udhëtojë drejt Pogradecit, vend ku do të qëndrojë për një javë për fazën përgatitore. Skuadra shkodrane e ka marrë mjaft seriozisht sezonin e ri futbollistik.

Trajneri Mirel Josa po tenton të mbajë me këmbë në tokë të tijtë, në mënyrë që të konsiderohen surprizë me fillimin e garës sportive. Pas eleminimit nga Kupat e Europës, në Shkodër ka rinisur puna për edicionin e ri futbollistik.


Lëvizjet kanë qenë të shumta, megjithatë priten edhe disa afrime të fundit për t’i vënë “vulën” merkatos. Skuadra duket e kompletuar, ndërsa pritet të rikthehet në formë optimale edhe Liridon Latifi.

Me zhvendosjen në Pogradec, kuqeblutë e Shkodrës do t’i japin fund edhe përgatitjeve për sezonin e ri futbollistik duke u bërë gati për sfidën e parë të Superiores, në transfertë kundër Erzenit. /Newsport/